Libroteka

Libroteka është një platformë ecommerce e cila mundëson blerjen dhe shitjen e librave elektronikë në gjuhën shqipe. Përmes regjistrimit në platformë, autorët mund të nxjerrin në shitje librat e tyre elektronikë, ndërsa lexuesit mund të blejnë dhe të eksplorojnë qindra libra elektronikë në kohë reale.

Faqja kryesore e website të Librotekës

Funksionalitete

online payment icon

Pagesa online

admin panels icon

Panel përdoruesi dhe admini

notifications icon

Sistem njoftimesh

currency icon

Zgjedhje monedhe

search icon

Funksionalitet kërkimi

Responsive UI

Struktura dhe pamja e faqes web përshtatet me çdo pajisje dhe madhësi ekrani.

Foto e faqes në pajisje të madhësive të ndryshme

Pagesa online

Përdoruesit mund të blejnë libra elektronikë në faqe, në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Në momentin që ndodh transferta e parave, libri bëhet i disponueshëm për lexim nga blerësi.

Butonat për të kryer pagesën online

Sistem njoftimesh

Përdoruesit marrin njoftime mbi aktivitetet që ndodhin në faqe në lidhje me profilin e tyre, librat që kanë në shitje etc. Ata mund të zgjedhin vetë në panelin e administrimit, se cilat njoftime duan të marrin dhe në cilën formë, si email apo njoftime brenda faqes.

Njoftimet që merr përdoruesi

Panel përdoruesi

Blerësit dhe shitësit kanë panelin e tyre të administrimit, nga ku mund të shohin informacion mbi aktivitetin e tyre në platformë. Përdoruesit mund të ngarkojnë, shohin dhe fshijnë librat e tyre elektronikë, si edhe të shohin fitimet nga shitjet. Gjithashtu mund të shkarkojnë librat që kanë blerë dhe të shohin faturat e blerjeve të tyre.

Paneli i administrimit të përdoruesit.
Foto të faqes nga mobile Foto të faqes nga mobile Foto të faqes nga mobile Foto të faqes nga mobile