Bashkohuni me ne

Dëshironi t’i bashkoheni ekipit tonë? Hidhini një sy kërkesave dhe aftësive të nevojshme për këtë pozicion.

Senior MERN stack developer

Kërkojmë senior MERN stack developer për punë në një projekt ERP ndërkombëtar. Kandidati ideal ka të paktën 5 vite eksperiencë pune me këtë stack teknologjik, dhe përmbush të gjitha pikat e më poshtme, në lidhje me:

Detyrat

  • Shkruan të gjithë kodin front-end dhe back-end
  • Harton zgjidhje efikase dhe të shkallëzueshme
  • Njeh dhe përdor me saktësi funksionet dhe komponentët që ka në dispozicion
  • Teston për defekte në funksionalitet dhe/ose dizajn
  • Shkruan dokumentacion të qartë dhe të detajuar

Kërkesa teknike

  • Ka eksperiencë pune me arkitekturën 'microservices'
  • Kupton shumë mirë çëshje rrjeti dhe protokollin HTTP
  • Ka eksperiencë pune në ndërtimin dhe përdorimin e APIs
  • Implementon teknika për shkarkimin progresiv të faqeve
  • Ka eksperiencë pune me JavaScript 'promises'
  • Ka eksperiencë pune me Git

Aftësi personale

  • Kupton qëllimet e biznesit dhe ofron ndihmë në realizimin e tyre
  • Ka intuitë në kuptimin e mënyrës se si gjërat duhet të funksionojnë
  • Aftësi të mira improvizimi
  • Aftësi të mira kërkimore
  • Jep zgjidhje të mira për probleme të ndërlikuara
  • Ndjek parimet KISS dhe DRY
  • Kupton dhe shpejgon lehtësisht një rrjedhë logjike komplekse
  • Zgjidh problemet dhe defektet në afat kohor të arsyeshëm

Aftësi plotësuese

  • PHP
  • Regular expressions

Orari i punës: 08:30 - 17:30, E hënë - E premte

Apliko tani!